Pas mbledhjes së kryesisë, Basha shprehet i bindur se opozita e bashkuar do t’i fitojë zgjedhjet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së selisë blu. Ai tha se sfida më e madhe sot për çdo familje dhe për çdo shqiptar mbetet kriza ekonomike, e cila sipas tij nuk mund të zgjidhet nga kjo qeveri, që siç thotë ai, ka zhvatur Shqipërinë për shtatë vite radhazi.
“Sfida më e madhe e çdo familje e çdo shqiptari është kriza ekonomike, kjo sfidë nuk mund të zgjidhet nga ata që e shkaktuan këtë krizë të thellë ekonomike duke e varfëruar zhvatur e taksuar Shqipërinë në këto shtatë vite. Ndaj, i gjithë fokusi ynë është tek e ardhmja, është tek një ekonomi e fortë dhe tek një Shqipëria e fortë”, tha Basha.
Kryedemokrati Basha tha se PD-ja dhe aleatët e saj po përgatisin platformën ekonomike për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Basha u shpreh i bindur se PD-ja dhe opozita e bashkuar do t’i fitojnë zgjedhjet, ndërsa shtoi se do të punojë fort për t’i dhënë impulse të reja zhvillimit ekonomik.
“Ndaj, PD dhe opozita e bashkuar janë të vendosur, që të paraqesim platformën tonë ekonomike, ta konsultojmë atë kudo në Shqipëri. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet së bashku me shqiptarët, do t’i kthejmë qeverisjen vendit, do të kemi në fokusin tonë ringritjen ekonomike dhe rindërtimin e një ekonomie të fortë për shqiptarët, që të prodhojë mirëqenie dhe vende pune”, shtoi Basha.
Ai u shpreh se qeveria e Ramës tashmë është një qeveri në largim dhe PD-ja nuk do të humbasë asnjë sekondë kohë, por do të punojnë për t’ua kthyer ekonominë dhe mirëqenien qytetarëve shqiptarë.
“Ky do të jetë përqendrimi i të gjithë energjive tona. Ne nuk do të humbasin asnjë sekondë me gropat e kurthet e një qeverie të dështuar në largim, por do të përqendrojmë të gjithë energjitë tonë, të PD, aleatëve tanë, opozitës së bashkuar tek fitorja e zgjedhjeve të ardhshme dhe tek zgjidhja e krizës ekonomike, duke ofruar planin tonë, masat tona, për t’ua kthyer ekonominë dhe Shqipërinë shqiptarëve”, tha Basha.
Kryedemokrati Lulzim Basha, i propozoi sot kryesisë nisjen e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit te kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore. Ai shtoi se Partia Demokratike është e vendosur të zbatojë parimin “një anëtar, një votë” për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe për kryetarë bashkie.
Lexoni gjithashtu:
PD-ja nis mobilizimin për zgjedhjet, Lulzim Basha jep porositë për kryesinë e partisë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta