Qeveria Hoti hap kufirin me Shqipërinë, shfuqizon masat e ish-kryeministrit Kurti

7 Qershor 2020 | 11:55

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të diel ka marrë vendim për të rihapur kufirin me Shqipërinë. Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, qytetarët të cilat  hyjnë në Kosovë nuk do të vetëizolohen, por do t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore në pikat kufitare.

“Që nga dita e hënë 8 qershor 2020 , propozoj që qytetarët që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës nuk do t’i nënshtrohen masës së vetëizolimit shtëpiak 7 ditor. Ndërsa në vend të testimit të obliguar me COVID-19, për ata që hyjnë do të jetë masa e kontrollit me ekipet mjekësore të vendosura në pikat kufitare ”, tha ministri.

Ai ka shtuar se pas analizave të bëra, IKSHPK-ja ka rekomanduar lehtësim të masave penguese për qytetarët e Kosovës.

“Më lejoni të ju njoftoj që nga dita e hënë hiqet edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 05:00 deri në ora 21:00. Kërkojmë që të zbatohen me përpikëri rekomandimet”, u shpreh ai.

Pas ministrit të Shëndetësisë, ka qenë kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka njoftuar në faqen zyrtare në “Facebook” për masat që janë marrë në lidhje me lëvizjen me vendet e rajonit, përfshirë dhe Shqipërinë.

“Nga nesër lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si brenda ashtu edhe me Shqipërinë e vendet e tjera të rajonit. Në kuadër të parandalimit të përhapjes së sëmundjes, Ministria e Shëndetësisë do të miratoj “Manualin për Mbrojtje nga Covid-19”. Do të rekrutojmë 200 specialistë shëndetësorë që do të mbikqyrin zbatimin e masave që dalin nga ky manual.Vazhdojmë me maturi e respektim të masave për mundjen e plotë të virusit #COVID19, deri në hapje të plotë”, shkruan Hoti. 

Rregullat e reja të vendosura nga ish-qeveria Kurti për qytetarët që kërkonin të hynin në Kosovë shkaktoi reagime të forta në Shqipëri.

Detyrimi i karantinës apo paraqitja e rezultatit të testimit të COVID-19 nuk u pritën mirë nga qytetarët e Shqipërisë, të cilët synonim që për arsye të ndryshme të udhëtonin drejt tokës kosovare.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës që pati në Tiranë dy ditë më parë, ku u takua me kreun e shtetit Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, bëri thirrje që qytetarët e dy shteteve të lëvizin pa pengesa.  

Lexoni gjithashtu: 

Si kryhet lëvizja e qytetarëve drejt rajonit pas hapjes së kufijve

Thaçi: Kurti, ia heq taksën Serbisë dhe ia vë Shqipërisë

Paqartësi në kufirin Shqipëri-Kosovë, Ermal Hasimja: Kosova po e mban kufirin hapur për Serbinë, por jo për shqiptarët

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026