Kreu i Policisë së Shtetit i kërkon ndjesë publike nënës së 15-vjeçarit të dhunuar

7 Qershor 2020 | 15:26

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, së bashku me Zv.drejtoren e Përgjithshme, Aida Hajnaj, kanë zhvilluar këtë të diel një takim me nënën e djalit 15-vjeçar të dhunuar nga Policia për shkelje të kufizimit të lëvizjes, ku edhe i ka kërkuar ndjesë publike lidhur me komentet dhe publikimin e një videoje që cenonin dinjitetin e familjes së saj.

“Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lënduar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike. Dëshiroja që ndjesën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj. Përfitoj nga rasti ta përsëris edhe njëherë që jam i keqardhur për komentin tim dhe shpresoj që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin (i cili është pezulluar menjëherë pas ngjarjes). Po ashtu nuk më ka shkuar kurrë mendja të lëndoj zonjën apo familjen e saj me atë koment. Ndjesë edhe njëherë”, shprehet kreu i Policisë së Shtetit.

Ardi Veliu u vu në qendër të kritikave, pasi gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Sigurinë Kombëtare më 29 maj, risolli në diskutim incidentin e dhunës së ushtruar nga policia ndaj një 15-vjeçari. Ai ndau për publikun një video, ku nëna e të miturit shfaqet duke drejtuar një pistoletë ndaj një gruaje tjetër. Të dyja gratë shfaqen duke qeshur pas këtij veprimi. Veliu sulmoi hapur nënën e 15-vjeçarit, duke u shprehur së fëmija vjen nga një familje me moral të keq.

Sulmi verbal i Veliut është konsideruar si kërcënim nga nëna e fëmijës, Zaida Çobo, e cila në një reagim në media tha se videoja është e vërtetë dhe se bëhet fjalë për një dubël të realizuar gjatë xhirimeve të një filmi, në të cilën, një pistoletë lodër është përdorur nga Çobo. Përmes një sërë reagimesh nga përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe opinione në media, Veliu u kritikua se po mundohej të justifikonte dhunën e ushtruar nga policia e shtetit ndaj të miturit.

Vetë Zaida Çobo, e ëma e të miturit që më 14 maj u dhunua nga policia për shkelje të kufizimit të lëvizjes, ka paditur kreun e Policisë së Shtetit për cenim të dinjitetit. Padia e ngritur në Gjykatën e Rrethit Tiranë kërkon që Veliu të dëmshpërblejë me 1 milion lekë familjen Çobo për deklaratat e bëra gjatë një raportimi në Kuvend.

Dhunua e ushtruar ndaj të miturit nga policia u kritikua nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, duke e cilësuar si të papranueshme, duke theksuar se, dhuna është tejkalim detyre dhe shkelje e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Lidhur me ngjarjen, Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimin për policin si dhe është kërkuar pezullim nga detyra.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026