Paralajmërimi i Papës: Kujdes, mos festoni shumë shpejt për COVID-19

7 Qershor 2020 | 16:19

Papa Françesku, gjatë meshës së të dielës, paralajmëroi italianët që të mos lënë pas dore masat mbrojtëse kundër koronavirusit, edhe pse më e keqja duket se ka mbaruar. Ai u bëri thirrje qytetarëve italianë t’u binden rregullave të qeverisë për distancimin social dhe të përdorin maska. Papa dha deklaratën pas duartrokitjeve të shumta që shpërthyen në shesh, kur ai tha se prania e besimtarëve, megjithëse e ulët, ishte një shenjë që Italia kishte kapërcyer fazën më të rëndë të pandemisë.

“Prania juaj e vogël në shesh është një shenjë që Italia ka kapërcyer fazën akute të epidemisë edhe pse mbetet e domosdoshme … Por tregoni kujdes. Mos festoni shumë shpejt fitoren, mos festoni shumë shpejt. Ne duhet të ndjekim rregullat në vend sepse ato janë rregulla që na ndihmojnë të shmangim mundësinë që virusi të përhapet më tej”, u shpreh Papa.

Gati 34,000 njerëz kanë  humbur jetën si pasojë e Covid-19, i katërti vend me numrin më të lartë në botë pas Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Brazilit. Italia hyri në fazën e fundit të lehtësimit të kufizimeve në 3 qershor, kur njerëzve ju lejua të udhëtojnë në rajone. Sidoqoftë, disa italianë kanë shkelur rregullat për distancimin shoqëror dhe përdorimin e maskave në vende publike. Autoritetet kanë paralajmëruar një valë të dytë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026