Vuçiç: Pres propozime për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

7 Qershor 2020 | 17:29

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç thotë se është duke pritur propozime për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Gjatë një intervistë për “Radion Evropa e Lirë’, ka përshëndetur heqjen e masave reciproke nga Kosova duke thënë se kjo i hap rrugë dialogut. Këtë proces, tha Vuçiç është gati ta nisë pas zgjedhjeve parlamentare të 21 qershorit.

“Kjo do të hapë mundësinë e dialogut politik në mes nesh. Pas zgjedhjeve (në Serbi) unë pres vizitën e zotit Lajçak edhe në Beograd edhe në Prishtinë. Pastaj, do të shohim se si do të vazhdojmë”, tha presidenti serb duke i cilësuar si të pashmangshme bisedimet.

I pyetur se si e sheh rolin e Amerikës dhe të BE-së për dialogun në mes të Serbi-Kosovë, Vuçiç dha këtë përgjigje: “Ne jemi në rrugën evropiane dhe nga ana tjetër Amerika është fuqia më e madhe në botë, dhe tani ju prisni nga unë që të kundërshtoj njërën ose tjetrën. Ne jemi shumë të vegjël për të qenë në gjendje të bëjmë një gjë të tillë dhe të kemi të drejtë ta vendosim Serbinë në një pozitë më të vështirë. As që e mendoj një gjë të tillë.”

Lidhur me zgjidhjen që shikon për çështjen e Kosovës, Presidenti serb hedh idenë se problemi mund të zgjidhje nga një palë që qëndron larg serbëve dhe shqiptarëve.

“Të gjithë ata që janë jashtë Ballkanit dhe nuk kanë asnjë lidhje me serbët dhe shqiptarët, do të ishte më e mirë të zgjidhnin problemin sesa ata që ishin të përfshirë drejtpërdrejtë në problem, pra serbët dhe shqiptarët. Kjo është sjellja e fuqive të mëdha për më shumë se 150 vjet në këto treva. Ata kanë interesin e tyre, ata kanë vendimet e veta dhe mendojnë se është e rëndësishme që qëllimet e tyre të respektohen, të përmbushen dhe nuk u intereson se çfarë mendojnë vërtetë serbët dhe shqiptarët”, tha ai.

Duke i cilësuar serbët dhe shqiptarët dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor, Vuçiç ka shtuar se, sfida e dy vendeve është nëse do të jemi në gjendje të siguruar stabilitet dhe kompromis.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026