Donald Trump humb mbështetjen e 3 figurave të njohura të Republikanëve
Ish-presidenti amerikan, George W. Bush dhe ish-sekretari dhe ish-Sekretari i Shtetit, Colin Powell, janë bërë dy figura të rëndësishme republikane që nuk do të mbështesin Donald Trump për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Gjithashtu sipas gazetës së njohur amerikane dhe senatori, Mitt Romney nuk do ta mbështesë Presidentin Trump.
Votë kundër Trump të ish-presidentit Bush e ka raportuar gazeta “New York Times” duke iu referuar burimeve. Presidenti i 43-të në SHBA, pritet të shprehë publikisht qëndrimin dhe sipas zëdhënësit ende nuk ka vendosur se cilin prej kandidatëve do të mbështesë në zgjedhjet e nëntorit 2020.
Ndërsa Powell ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Joe Biden. Duke folur pr CNN, ish-Sekretari i Shtetit ka theksuar se, Trump është i rrezikshëm për SHBA.
“Ne kemi një kushtetutë. Ajo duhet ndjekur. Presidenti e ka anashkaluar atë. Ne nuk jemi një vend vetëm me President, kemi Kongresin, kemi Gjykatën e Lartë, por mbi të gjitha kemi popullin e SHBA. Nuk kam votuar për të në 2016”, është shprehur Powell.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.