Masat në shkolla, nxënësit e klasave të 9-ta në Kosovë nesër i kthehen mësimit
Nxënësit e klasave të nënta në Kosovë do ti rikthehet bankave të shkollës nga dita e hënë, për të plotësuar mungesat gjatë kohës së pandemisë. Në komunën e Prishtinës thonë se kanë marrë masat dhe janë të gatshëm që t’i respektojnë të gjitha rekomandimet me qëllim të ruajtjes së distancës dhe pastërtisë.
Nga 15 qershori, mësim në shkolla do fillojnë edhe maturantët. Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala, thotë se në bazë të udhëzimit nga Ministria e Arsimit, nxënësit e një klase duhet të ndahen në dy ambiente me qëllim të respektimit të distancës.
“Duhet ndarë klasat në gjysmë nxënës duhet të ketë në klasa aq sa mund të respektohet distanca mes tyre, duhet të sigurohen dezinfektues për nxënës dhe të gjitha sikurse në kopshte ashtu edhe në shkolla. Ne si komunë nga sot kemi filluar ta bëjmë një orarë që nxënësit kur vinë të kenë me orarë për tu përgatitur për lëndët që janë të përfshira në testin e Maturës dhe Arritshmërisë”, tha Shpresa Shala, drejtore e Arsimit në Prishtinë.
Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë ka folur edhe për përgatitjet që po bëhen për testin e lirimit që pritet të mbahet më 23 qershor, si dhe atë të Maturës i cili do mbahet me 4 korrik.
“Për testin e Maturës është e planifikuar që të jenë vetëm 12 nxënës në një klasë dhe nuk besojnë që do jetë problematik organizimi, çështja organizative por do jetë e pamenaxhueshme kontaktet e nxënësve.. ne kemi objekte shkollore të mjaftueshme për nxënësit që do i nënshtrohet testit të Maturës dhe Arritshmërisë”, shtoi znj. Shala.
Për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19, si masë parandaluese, ish-qeveria e Kosovës më 13 mars ka mbyllur shkollat. Ndërsa, që nga 23 marsi i këtij viti ka nisur mësimi online.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet