Kryekomunari Shpend Ahmeti urdhëron mbylljen e tri çerdheve në kryeqytet

8 Qershor 2020 | 05:19

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka urdhëruar mbylljen e tri çerdheve në kryeqytet, pas 10 rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19.

Ai në një postim në “Facebook” ka bërë të ditur se nesër çerdhet “Lulevera”, “Xixëllonjat”, dhe “Buzëqeshja” mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë i objekteve.

“Po ashtu do të kontaktojmë me të gjithë që mendojmë se mund të jenë në rrezik nga infeksioni”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, nga 40 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, dhjetë prej tyre janë në Prishtinë.

“Tanimë kemi më shumë informata rreth dhjetë rasteve në Prishtinë. Fatkeqësisht, papërgjegjësia e individëve dhe qasja shpërfillëse ndaj rrezikut na ka shkaktuar telashe më të mëdha. Duke anuar kah kujdesi, nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë. Po ashtu do të kontaktojmë me të gjithë që mendojmë se mund të jenë në rrezik nga infeksioni.Dy mësime shume të rëndësishme.  Mos e fshihni sëmundjen nga të tjerët. Mos e shpërfillni virusin si të parëndësishëmNesër gjatë ditës do të ju informojmë për masat shtesë”,  shton ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026