Boçi: Duhej zgjidhje tjetër për maturën, korrigjimi digjital nxit stresin dhe gabimet

8 Qershor 2020 | 08:06

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi është i mendimit se Ministria e Arsimit duhet të kishte qasje tjetër për provimet e maturës, ku kryesore sipas tij duhet të ishte minimizimi i stresit të nxënësve dhe garancia e një vlerësimi më të drejtë të dijeve të tyre.

Në një intervistë për Euronews Albania, Boçi i tha gazetares Esmeralda Mulaj se ministria duhet të kishte gjetur një zgjidhje alternative për sezonin mësimor duke marrë shembuj nga vende të tjera si Italia.

Periudha e pandemisë, sipas ish-deputetit, ka shtuar stresin pasi maturantët kaluan edhe një proces mësimi fiktiv, siç e quajti Boçi mësimin online.

“Duhej zgjidhje për provimet, zgjidhje më e përshtatshme për situatën, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe provimet e maturës gjykoj se nuk janë të lehta, ato janë ndryshuar për sa i përket modaliteteve dhe kërkesave, nëse në rastin e gjuhës së huaj tashmë ka vetëm pyetje me alternativa, në letërsi dhe matematikë gjërat janë ndryshe. Lëvizjet në vlerësim mund të mos jenë vetëm nga mospërgatitja por edhe nga ndryshimi i modaliteteve,” – këmbënguli Boçi teksa denoncoi se në shkolla nuk janë respektuar masat kundër përhapjes së COVID-19 dhe në disa rrethe është thënë se provimet do të zhvillohen me turne.

Ky pretendim më herët ishte hedhur poshtë në një intervistë për Euronews Albania nga zëvendësministrja e arsimit, mirëpo Boçi këmbënguli se kishte informacione të marra personalisht dhe e arsyetoi zhvillimin me dy turne të provimeve të maturës në rrethe me mungesën e hapësirave.

Boçi kritikoi edhe metodën e korrigjimit digjital pasi kërkon që maturanti në fund të provimit t’i rishkruajë përgjigjet në një fletë tjetër dhe kjo mund të nxisë stres dhe emocione dhe mund të bëjë që ata të bëjnë gabime.

I pyetur për vlerësimet dhe pranimet në universitete, Boçi tha se kishte propozuar që ministria të vepronte paraprakisht duke nxjerrë përpara provimeve një notë parashikuese e cila mund të merrej në konsideratë, ndërsa për pranimet ai tha se universitetet “nuk duhet të marrin përsipër gabimet e ministrisë dhe të tolerojnë për gabimet që ajo duhet të kishte parashikuar”.

 

Lexoni gjithashtu:

Zv.ministrja e Arsimit Nina Guga: Testet e maturantëve do korrigjohen në mënyrë të digjitalizuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026