Asnjë rast aktiv, Zelanda e re heq kufizimet

8 Qershor 2020 | 09:41

Zelanda e Re po bëhet gati të heqë thuajse të gjitha kufizimet e vendosura për shkak të koronavirusit, pasi në vend nuk ka më raste aktive.

Kufizimet do të kthehen në nivelin 1, më i ulëti i sistemit me 4 nivele, në mesnatë me orën lokale.

Në kuadër të kësaj lëvizjeje, distancimi social nuk do të kërkohet më dhe nuk do të ketë limite për grumbullimet publike. Megjithatë, kufijtë do të mbeten të mbyllur.

Kryeministrja Jacinda Ardern u komunikoi vendimin qytetarëve.

“Ky çlirim nga kufizimet bazohet gjerësisht tek kontrolli i kufijve tanë për të mbajtur virusin jashtë. Por ne duhet të mbetemi vigjilentë ndaj situatës globale dhe realitetit të ashpër se virusi do të vijojë të jetë i pranishëm nëpër botë edhe për njëfarë kohe”, deklaroi Ardern.

Zelanda e Re nuk ka patur raste të reja me COVID-19 prej më shumë se dy javësh. Vendi hyri për herë të parë në bllokadë më 25 mars, duke aplikuar një sistem alarmi me 4 faza dhe duke mbajtur në fuqi nivelin e katërt, në kuadër të të cilit shumica e bizneseve dhe shkollave u mbyllën, ndërsa njerëzve iu kërkua të qëndronin në shtëpi.

Pas më shumë se 5 javësh, vendi lëvizi në nivelin e tretë në prill, që lejonte ushqimin me porosi dhe një kategori biznesesh të rihapeshin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026