Hashim Thaçi: Kosova është e gatshme për dialog, përballë Serbisë duhet të jemi të bashkuar

8 Qershor 2020 | 09:52

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, është shprehur këtë të hënë se Kosova është e gatshme për të rifilluar dialogun me Serbinë.

Me anë të një komunikimi për mediat, z. Thaçi u shpreh se Kosova i ka të qarta qëllimet në procesin e dialogut, që sipas tij, janë njohja reciproke nga Serbia dhe përshpejtimi i anëtarësimit të saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Shpreh mirënjohje dhe jam i inkurajuar për heqjen e çdo preteksti që Serbia e ka shfrytëzuar për t’i ikur dialogut me shtetin e Kosovës. Kosova e ka të qartë se çfarë kërkon në dialog, e kërkon njohjen reciproke dhe përshpejtimin e rrugës për anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Mbi të gjitha, Kosova në këtë proces është bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë aleatët tjerë. Pra, nuk kemi çfarë të hezitojmë është një rrugëtim i sigurt, ne kemi shpresë dhe besojmë që kjo do të përmbyllet sipas vullnetit qytetarëve të vendit”,  theksoi Thaçi.

Ai ftoi klasën politike në Kosovë, pozitë dhe opozitë që të jenë të unifikuara në raport me Serbinë.

“Mendoj që të gjithë duhet të jenë të kënaqur me mundësinë e koordinimit të institucioneve në hapat zhvillimorë. Pushtetet janë të ndara, por përballë Serbisë duhet të jemi të bashkuar, pozitë dhe opozita. Kjo është në interes të vendit dhe unë do të punoj me të gjithë.  Më lejoni të ftoj Bashkimin Europian dhe shtetet anëtare të unifikojnë qëndrimin sa i përket liberalizmit të vizave, pasi është një izolim krejt i padrejtë  në raport me vendin tonë, pasi ne i kemi kryer obligimet demokratike”, tha Thaçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026