E drejta për të vdekur, Belgjika shënon 20 vjet nga lejimi i eutanazisë
Marc Decroly ka ndihmuar më shumë se njëqind pacientë të vdesin.
Mjeku 58-vjeçar është një nga disa praktikues belgë që i ndihmon njerëzit t’i japin fund jetës së tyre në shtëpi sipas një ligji për të drejtën për të vdekur, të miratuar 20 vjet më parë, më 28 maj 2002, shkruan Euronews.
Në atë kohë Belgjika ishte vetëm vendi i dytë që dekriminalizoi eutanazinë, dy muaj pas fqinjit të saj, Holandës.
Gjatë dy dekadave në vijim, procedura dikur e kundërshtuar ashpër është bërë më e zakonshme. Dhe Decroly thotë se ka marrë mbështetje nga disa institucione të pazakonta.
“Në debatet tona në Belgjikë ne kemi disa anëtarë eminentë nga universitetet katolike, të cilët kanë mbajtur qëndrim dhe kanë shprehur idenë se një ligj mund të jetë humanist, edhe nëse bie ndesh me disa rregulla të kishës, të cilat ndoshta nuk korrespondojnë më plotësisht me shoqërinë e sotme”, tha Decroly.
Sipas ligjit belg, pacientët kualifikohen për eutanazi vetëm nëse kanë një sëmundje të pashërueshme dhe përjetojnë vuajtje të vazhdueshme, të patolerueshme fizike ose mendore që nuk mund të lehtësohen.
Ata gjithashtu duhet të përsërisin shprehimisht një kërkesë të qartë për vdekje të asistuar, e cila duhet të vërtetohet se është tërësisht e menduar dhe të mos i nënshtrohet ndonjë presioni të jashtëm.
LEXONI GJITHASHTU:
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin