Myslim Murrizi: Nuk e votojmë marrëveshjen pa ndryshimin e sistemit zgjedhor

8 Qershor 2020 | 17:45

Myslim Murrizi, kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, shprehet se nuk do ta votojë reformën zgjedhore pa ndryshim të sistemit, futjen e listave të hapura dhe garantimin e votës së emigrantëve. Duke diskutuar bashkë me Aleksandër Çipën, kreun e Unionit të Gazetareve, në studion e ‘Ilva Now’, mbi marrëveshjen e fundit në Këshillin Politik, z. Murrizi theksoi se, pakti është noterizim i marrëveshjes së arritur nga PD-PS më 21 prill 2008.

“Noterizimit të marrëveshjes së 21 prillit 2008 në mënyrë hipokrite po i vihet emri reformë zgjedhore. Nga 2008 e deri tani nuk është vënë dorë në Kodin Zgjedhor sepse u ka ardhur përshtat dy kryetarëve të partive të mëdha”, tha deputeti opozitar në Parlament.

Më tej, ai u shpreh se dy nga firmëtarët e marrëveshjes nuk u jepet as vizë amerikane. “Po të jetë me vizë, një ose dy prej tyre nuk e di a shkelin dot në SHBA. Ata katër veta janë, njëra është nënshtetase amerikane, tre mbeten nga ata, dy nuk hyjnë dot në SHBA. Kur kam qenë në dhjetor në SHBA, më kanë kontrolluar për vizë. Kurse në rezidencë nuk na kërkuan gjë”, tha Murrizi.

Sipas tij në marrëveshje nuk janë adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe nga ana tjetër është vendosur identifikimi biometrik që nuk e ka kërkuar asnjë parti deri tani. Murrizi tha se kjo do t’u kushtojë shqiptarëve 15.5 milionë euro.

“Askush nuk ka kërkuar futjen e teknologjisë për identifikimin e votuesve me gisht. I kam thënë Boshard dhe Sorecës që nuk i votojmë ndryshimet. Nuk ka as arnim të Kodit Zgjedhor dhe nuk adresohen rekomandimet e OSBE/ODIHR”, u shpreh deputeti.

Duke paralajmëruar bllokimin e marrëveshjes në Parlament, Murrizi tha se janë 39 deputetë që kanë kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe sipas tij marrëveshja mund të kalojë vetëm nëse mazhoranca trafikon vota në Parlament.

Ndërsa për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Murrizi tha se do të kandidojë në listë më vete pa formuar parti politike, por lëvizje. “Me listë më vete dhe lëvizje kundër këtyre që kanë nga 6 palë shtëpi të vjedhura. Unë nuk i trembem votave”, tha ai.

Lexoni gjithashtu:

Kushtet e opozitës parlamentare, kërkohet takim me Ramën: Marrëveshja politike është pazar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021