Drejtuesit e Seria A miratojnë afatet e reja të transferimeve
Asambleja e Seria A në Itali, ditën e sotme mori vendimin për datat e reja të transferimeve të futbollistëve. Me sa duket, këtë vit në Itali nuk do ketë merkato të verës por të vjeshtës.
Dritarja e transferimeve për klubet italine do të hapet më 1 shtator dhe do të mbyllet në 5 tetor.
Për sa i takon merkatos së dimrit nuk është parashikuar që të ketë ndryshim të datave, por do vijojë si normalisht më 4 Janar dhe do të përfundojë më 31 Janar 2021.
Klubet italiane pritet që të rikthehen me ndeshjet e kampionatit në datën 20 qershor. Është parashikuar që të luhen të 12 javët që kanë mbetur, por në rast se diçka nuk arrihet, atëherë federata ka menduar një plan B.
Skuadrat do të duhet të luajnë ndeshjet e Play Off për të caktuar ekipin kampion, skuadrat që bien nga kategoria dhe pjesëmarrësit në kupat e Evropës.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta