Nga 15 raste të reja me COVID-19 në Vushtrri, 9 prej tyre në një familje

9 Qershor 2020 | 05:16

Komuna e Vushtrrisë vazhdon të jetë vatra më e madhe në nivel vendi me COVID-19. Ditën e djeshme në këtë komunë sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së janë konfirmuar edhe 15 raste të reja, duke çuar kështu totalin në 159.

Kryetari  Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se prej tyre, 9 anëtarë janë të të njëjtës familje, një qytetar i infektuar në Prishtinë dhe të tjerët janë raste kontakti.

“Është tepër vështirë të luftohet një virus të padukshëm, kur brenda familjes s’ka kujdes dhe nga një i infektuar bëhen 9, 20 e 30 raste. Çdo masë e kemi marrë e do ta marrim për të mbrojtur shëndetin, por nëse nuk na ndihmoni e nuk ruhemi secili, kjo është e pamundur”, ka shkruar “Tahiri” në Facebook.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026