Regjistrimi i pronave, kreu i Himarës Gjergji Goro: Shpresojmë të mos ketë konflikte
Nisja e regjistrimit të pronave të bregdetin e jugut është pritur mirë nga shumë qytetarë që presin të përfundojë me padurim ky proces. Lajmi u dha ditën e djeshme nga kreu i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame. Ky i fundit theksoi se nga ky proces do të përfitojnë rreth 8 mijë qytetarë.
Për këtë çështje shumë të ndjeshme, Euronews Albania zhvilloi një bisedë me kryetarin e Bashkisë së Himarës, Gjergji Goro.
Ai u shpreh se ky proces shihet me optimizëm nga një pjesë e madhe e shoqërisë, por ka edhe nga ata të cilët sipas Goros, shprehen skeptikë nga kjo nismë e qeverisë shqiptare.
Kreu i Himarës theksoi se ajo që është e rëndësishme është që ky proces të mos shoqërohet me konflikte të reja.
“Ky proces është një proces i shumëpritur nga qytetarët e Himarës. Janë bërë disa përpjekje në vite, por ky proces nuk ka përfunduar. Shpresojmë se këtë radhë të bëhet e mundur, të paktën të hidhen të gjithë pretendimet e qytetarëve në harta digjitale dhe më vonë të zgjidhet problematika. Për mua është e rëndësishme të jetë një proces transparent dhe të mos ketë probleme në menaxhimin e dokumentacionit që kanë qytetarët. Pra, të mblidhet i gjithë dokumentacioni. Ne mendojmë se mund të ketë problematika, pasi po flasim për një proces që ka qenë për 30 vjet një proces, i cili ka qenë gati i pa azhornuar dhe i pa hedhur në regjistrat kadastralë. Shpresojmë të mos kemi shumë konflikte dhe shumë probleme dhe t’u jepet mundësi qytetarëve që atë pronë që kanë, ta për përdorin për investime apo për çfarëdo tjetër”, tha ai.
Teksa komentoi deklaratën e kreut të Kadastrës, i cili lajmëroi se ky proces do të monitorohet me ekspertë nga Tirana, z. Gori tha se kjo çështje nuk mund të përmbyllet pa bashkëpunimin e ekspertëve lokalë.
“Drejtimi teknik dhe ligjor, patjetër që bëhet nga zyrtarët që kanë ardhur nga Tirana. Ky proces është i pamundur të bëhet pa ndihmën e pushteti lokal dhe specialistëve tanë, të cilët bashkëpunojnë me specialistë që kanë ardhur nga qendra. Për momentin, çështja është në mbledhjen e dokumentacionit nga qytetarët, dhe qytetarët po i përgjigjen kësaj thirrje, pavarësisht se një pjesë e tyre shprehen mosbesues”, shtoi ai.
Kreu i Bashkisë së Himarës u shpreh optimist se çështja e pronave do të marrë zgjidhje.
“Unë jam shpresëplotë se do jepet zgjidhje, duke qenë se organet e drejtësisë kalojnë në vetting, edhe drejtësia do t’u japë zgjidhje konflikteve që do të jenë gjatë kohës së regjistrimit”, theksoi Goro.
Lexoni gjithashtu:
Lame premton regjistrimin e pronave në bregdetin e jugut me ekip nga Tirana
Regjistrimi i pronave, Gëzim Boçari: Jemi në anarki institucionale, shteti s’njeh shtetin
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta