Frika nga tërmetet, apeli i sizmologut Koçi: Godinat e vlerësuara si të pabanueshme nuk duhet të frekuentohen

9 Qershor 2020 | 06:45

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë ditën e djeshme rreth orës 17:20 në Tiranë, Durrës dhe në zonat përreth. Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, lëkundjet me magnitudë 4,5 të shkallës Rihter kishin epiqendër Detin Adriatik, 34 km në veriperëndim të Tiranë, në thellësi 2 kilometra.

Ndërkohë, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) njoftoi se lëkundjet ishin me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter me epiqendër në Gjirin e Lalzit.

Lëkundjet e tërmetit të djeshëm janë shoqëruar me shqetësim dhe frikë nga ana e qytetarëve. Euronews Albania zhvilloi një bisedë me “skype” me sizmologun e IGJEUM, Rexhep Koçi, i cili tha se lëkundjet e djeshme janë pasgoditje të tërmetit të 26 nëntorit, si pasojë e të cilit humbën jetën 51 qytetarë.

Sipas tij, që nga tërmeti i vitit të shkuar deri dje janë regjistruar mbi 3 mijë tërmete, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk e ka kaluar mangitudën 5 të shkallës Rihter.

“Po është i drejtë shqetësimi juaj dhe i mbarë publikut. Pas një periudhe qetësie, zona në veri të qyteti të Durrësit deri tek Kepi Rodonit pati një aktivizim. Lëkundja u shoqërua me një numër pasgoditjesh. Po! E gjithë situata që nga dje deri sot është një periudhë postërmetore që ka shoqëruar shpesh tërmetin e 26 nëntorit. Është një gjë që vështirë ta parashikosh. E gjithë gama e ngjarjeve të kësaj periudhe, që e kalon numri 3 mijë, duke përfshirë mikortërmetet, nuk e kanë kaluar mangitudën 4-5”, tha ai.

Në fund, z. Koçi ftoi qytetarët të mos krijojnë panik dhe të mos frekuentojnë banesat, të cilat janë klasifikuar nga ekspertët si të pabanueshme.

“Njerëzit e përjetojnë akoma. Natyrisht shqetësimi ekziston, por ne rekomandojmë se njerëzit të mos panikohen. Ajo që ne duhet të këshillojmë është që: të gjitha godinat që janë vlerësuar të pabanueshme nuk duhet të frekuentohen nga njerëzit, për gjë të tjetër të mos kenë asnjë lloj frike dhe asnjë lloj paniku”, tha ai.

Që nga tërmeti me magnitudë 6,4 ballë i shkallës Rihter që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit të vitit që shkoi, pasgoditje të shumta me intensitet më të ulët, janë ndjerë veçanërisht në zonën përreth Adriatikut.

Lexoni gjithashtu: 

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra te Gjiri i Lalzit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026