Pandemia ul konsumin, Fatos Çoçoli: Ekonomia nuk po shkon mirë, duhet një paketë e tretë

9 Qershor 2020 | 07:27

Rihapja e aktiviteteve, pas izolimit për shkak të COVID-19,  është shoqëruar me rritje të çmimeve të produkteve bazë. Një sërë artikujsh kanë rezultuar me rritje, ku më kryesoret janë ushqimet, pijet alkoolike, cigaret dhe qiraja.

Produktet e shportës dhe pijet joalkoolike kanë pësuar dhe rritjen më të madhe, me 4.9%. Gjatë pjesës së dytë të muajit maj, kur u rihapën baret dhe restorantet, rezulton se shërbimet e ofruara prej tyre janë rritur me 0.7% gjatë kësaj periudhe.

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, i ftuar në Euronews Albania u shpreh se sektori i ekonomisë do të kalojë një situatë të vështirë.

Ai theksoi se rritja e çmimeve, rritja e papunësisë dhe ulja e konsumit janë tregues të qartë, se ekonomia shqiptare do duhet të përballet me sfida të forta. Ekpserti i ekonomisë mendon se qeveria shqiptare duhet të ketë gati edhe paketën e tretë ekonomike, për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë humbur punën për shkak të coronavirusit. 

“Për fat të keq i kemi të gjitha të këqijat që mund të na jepte pandemia, siç ka dhënë kudo në botë. Mendoj se do të jetë një moment shumë i vështirë për ne deri në fund të këtij vitit. Rritja e çmimeve dhe e papunësisë patjetër që ka ulur konsumin, që është treguesi kryesor që një ekonomi nuk po shkon mirë. Të gjitha parashikimet, flasin që ne do të biem njësoj si vendet e tjera të rajonit, prandaj gjendja është shumë problematike. Mendoj se një paketë e tretë duhet të ishte rezervë. Deri tani flitet për 60 mijë të rinj të papunë”,  tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026