Ndërron jetë “Daja” nga Kosova, i përfshirë në grabitjen e 9 prillit në Rinas

9 Qershor 2020 | 08:09

Ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë në moshën 50-vjeçare në Spitalin e Traumës në Tiranë, Ragip Hajdini, i njohur ndryshe me pseudonimin “Daja” nga Kosova. Lajmi konfirmohet nga gazetari i Euronews Albania, Xhevahir Zhabina.

Emri i tij nuk është i panjohur për policinë dhe për qytetarët shqiptarë. Ai u arrestua për grabitjen e parave në Aeroportin e Rinasit, ngjarje kjo e ndodhur në 9 prill 2019.

Pasditen e kësaj date, një grup personash të armatosur së bashku me Admir Muratajn arritën të hynin të kamufluar në pistën e aeroportit, duke marrë prej aty një shumë të madhe parash.

Pas grabitjes, forca të shumta policie u vunë në ndjekje të grupit, i cili u largua me një furgon që mbante mbishkrimin “Hetim i Tatimor” dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë Admir Murataj, person ky mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare dhe atë greke.

“Daja” nga Kosova, i cili ndërroi jetë sot te “Trauma” u arrestua më 26 prill 2019, jo vetëm që ishte pjesë e grupit që bënë grabitjen në Rinas, por edhe për dyshimet që ai strehonte tropojanin e kërkuar, Admir Muratajn.

Ragip Hajdini u identifikua pas dëshmisë së të penduarit, Alkond Bengas, i cili përmendi për herë të parë para hetuesve përfshirjen e një personi nga Kosova, i cili njihej me pseudonimin “Daja”. Në kërkim si të përfshirë për grabitjen e parave nga avioni në pistën e Rinasit janë ende Talo Çela dhe Aleks Pepa.

Sipas të dhënave të policisë, Ragip Hajdini rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë edhe në Kosovë. Ai ishte shënjestruar si person i dyshuar për grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës, në bashkëpunim me gjashtë persona të tjerë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026