Ndotja në Durrës, banorët e Manzës kundërshtojnë dërgimin e plehrave nga qyteti
Prej ditësh kazanët e mbeturinave në qytetin e Durrësit janë tejmbushur duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme mjedisore.
Mbyllja e vendgrumbullimit të Porto Romanos ka bërë që Bashkia Durrës fundjavën e kaluar të gjejë si zgjidhje dërgimin e plehrave ne Manëz. Ky vendim i fundit është kundërshtuar nga banorët, të cilët nuk kanë pranuar që mbetjet urbane të Durrësit të hidhen atje.
Gazetarja e Euronews Albania Dorina Halili raportoi nga Durrësi se qytetarët dhe turistët po përballen çdo ditë me pamje aspak të hijshme të qytetit, teksa Bashkia nuk i ka mbledhur mbeturinat.
Në janar të këtij viti qeveria vendosi mbylljen e vendgrumbullimit të Porto Romanos, ndërsa në dhjetor 2019 Kryeministri Edi Rama qe shprehur se Durrësi mund t’i dërgonte mbeturinat në vengrumbullimin e Sharrës në Tiranë.
Mirëpo situata aktuale e ka vënë në vështirësi Bashkinë Durrës, së cilës i kushton më shumë transportimi në Tiranë dhe i nevojiten fonde.
Gazetarja Halili tha se Bashkia Durrës i ka kërkuar fonde qeverisë, fonde të cilat ende nuk janë miratuar megjithëse pritet që problematika të zgjidhet brenda kësaj jave.
Vendgrumbullimi i Porto Romanos është mbyllur, për t’i hapur rrugë zhvillimit të një projekti që parashikon rikuperimin e zonës dhe kthimin në një park.
Aktualisht Bashkia Durrës i ka dërguar mbeturinat në një vendgrumbullim lokal të Manzës rreth 25 kilometra më në lindje nga Porto Romano, distancë sa gjysma e largësisë me Sharrën në Tiranë.
Lexoni gjithashtu:
Jo vetëm naftë, kompania koncesionare kërkon shfrytëzimin maksimal të Porto Romanos
Pasi e ndotën me naftë, Porto Romano në Durrës do të kryejë një tjetër funksion
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta