Avancimi i rusëve në Lindje, Biden: S’do dërgojmë sisteme raketash në Ukrainë
Raportohet se tanket dhe forcat ruse kanë avancuar në qytetin kyç të Ukrainës lindore, Severdonetsk.
Ushtria e Kremlinit nuk e ndal marshimin në rajonin lindor.
Autoritetet ruse transmetuan këto pamje të qytetit duke pretenduar se është pothuajse nën kontrollin total të separatistëve.
Dëshmitarët thanë se tanket ruse përparuan drejt qendrës së qytetit, e herë pas here dëgjoheshin shpërthime duke rrafshuar gjithçka që u dilte përpara.
Kryetari i bashkisë së qytetit u shpreh se qyteti është shkatërruar dhe dhjetëra mijëra njerëz janë dëbuar nga shtëpitë e tyre.
Ekspertët supozojnë se Kremlini ka menduar se nuk mund të përballojë më shumë humbje kohe dhe duhet të përdorë mundësinë e fundit për të zgjeruar pushtetin në territorin e Donbasit të kontrolluar nga separatistët. Ardhja e armëve perëndimore në Ukrainë mund ta bëjë të pamundur planin rus.
Por ka në një pengesë të dukshme për Ukrainën, Presidenti amerikan Joe Biden duket se ka hedhur poshtë raportet se SHBA po shqyrtonte dërgimin e sistemeve raketore me rreze të gjatë veprimi në vend.
“Ne nuk do të dërgojmë në Ukrainë sisteme raketash që mund të godasin Rusinë”, theksoi Biden.
Ndërkohë ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov pretendon se ajo që Kremlini e quan “çlirimi i rajonit të Donbasit mbetet një “prioritet i pakushtëzuar” për Moskën.
LEXONI GJITHASHTU:
Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit