Abuzimi ndaj fëmijëve online, BE do të publikojë një paketë masash për të luftuar fenomenin
Bashkimi Evropian pritet të publikojë një paketë masash për të luftuar me më shumë efektivitet abuzimin seksual ndaj fëmijëve sidomos në botën online. Nismë që vjen edhe pas periudhës së izolimit nga pandemia covid 19.
Komisionerja për Çështjet e Brendshme të BE-së , Ylva Johansson shprehet se ajo dëshiron të drejtojë “një luftë më efikase” kundër fatkeqësisë së abuzimit të fëmijëve, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin më të ngushtë me kompanitë e mediave sociale.
“Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, materiale që tregojnë për abuzimin seksual të fëmijëve është rritur me 30% në disa shtete anëtare,” ka deklaruar komisionerja për mediat.
Plani i ri, për të cilin Johansson tha se do të paraqitej “së shpejti”, do të përfshijë krijimin e një qendre të re të BE për të ndihmuar shtetet anëtare “të hetojnë, parandalojnë dhe luftojnë abuzimin e seksual ndaj fëmijëve” dhe të lehtësojnë shkëmbimin e informacionit ndërkufitar.
Ajo gjithashtu bëri thirrje për veprime më të ashpra kundër autorëve.
“Ne kemi nevojë për strategji parandalimi por nuk mund të mbështetemi vetëm tek kjo. Gjithashtu duhet të zbatojmë ligjet kur ato preken dhe të tregojmë se vlerat tona mbizotërojnë, si në botën online ashtu edhe në jetën reale” u shpreh komisionerja.
Ekspertët kanë shfaqur në mënyrë të përsëritur alarmin për fëmijët më vulnerabël të cilët gjatë muajve të fundit kanë qenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi duke mos pasur mundësi të kërkojnë ndihmë nga jashtë. Ekziston gjithashtu shqetësimi se miliona fëmijë që kalojnë më shumë kohë në internet janë në rrezik më të madh për të rënë pre e pedofilëve.
Urgjenca e këtij problemi u theksua së fundmi pasi policia gjermane bëri me dije se kishte arrestuar 11 persona të akuzuar si pjesë e një rrjeti pedofilësh.
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur