Hysen Dedja merr drejtimin e Vllaznisë pas largimit të Mirsad Jonuz
Vllaznia do ta përmbyllë sezonin 2019-2020 me trajner Hysen Dedjën, i cili u emërua mesditën e së martës në vend të maqedonasit Mirsad Jonuz.
Lajmi u konfirmua nga klubi ndërsa për ish-mbrojtësin e Vllaznisë ky është rikthim në drejtimin e skuadrës pas rreth 22 vitesh.
Dedja, i cili ka luajtur me Vllazninë 17 vite në periudhën 1978-1995, ka drejtuar më parë edhe Lushnjën apo Bylisin.
Përpara ai ka një sfidë të vështirë, që është sigurimi i mbijetesës në Superligë ndërsa skuadra ka hasur shumë probleme për shkak të mos-shlyerjes së pagave.
Prej muajit janar klubi i ka pasur të bllokuara llogaritë për shkak të një ngërçi politik e administrativ i cili ka bllokuar bilancet e viteve të fundit.
Trajneri i mëparshëm Mirsad Jonuz u largua pikërisht për këtë problematikë.
Vllaznia ndodhet në vendin e 7-të me 38 pikë dhe bashkë me Teutën, Bylisin e Partizanin është në diskutim për rënien nga kategoria.
Lexoni gjithashtu:
Vllaznia mbetet pa trajner, Mirsad Jonuz largohet pas vonesave me pagat
Këshilli Bashkiak i Shkodrës kërkon rishikimin e pasqyrave financiare të Vllaznisë
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta