Rusia ndërpret furnizimin me gaz për Holandën

31 Maj 2022 | 15:22

Gazprom, i cili është një ndër furnizuesit më të mëdhenj të energjisë në Rusi, njoftoi të martën ndërprerjen e furnizimit me gaz për Holandën.

Shkaku është se Hollanda nuk kishte bërë pagesat për gazin e dorëzuar në prill, raporton Reuters.

Rusia ka ndërprerë furnizimet me gaz edhe për Poloninë, Bullgarinë dhe Finlandën, të cilat kishin refuzuar të bënin pagesa për gazin, për shkak të urdhrit të Putinit, i cili kërkonte që llogaritë e rublës të krijohen në një bankë ruse si pjesë e skemës së shlyerjes.

Kërkesat e reja për vendet që Moska i konsideron “jomiqësore” u prezantuan pas sanksioneve gjithëpërfshirëse të vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë, e cila e quan një “operacion ushtarak special” në Ukrainë.

“Pagesat për gazin e furnizuar nga 1 prilli duhet të bëhen në rubla duke përdorur detajet e reja bankare, për të cilat palët u informuan në kohën e duhur”, njoftoi kompania.

Kompania e gazit “GazTerra” e cila bën shitblerje të gazit në emër të qeverisë holandeze, tha se kishte bërë marrëveshje alternative për të mbuluar 2 miliardë metra kub gaz që pritej të merrej nga Gazprom në tetor.

GazTerra gjithashtu deklaroi se kishte vendosur të mos miratonte sistemin e ri të pagesave, i cili përfshinte krijimin e llogarive për të kthyer pagesat në euro në rubla.

 

 LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026