Mjekët apel për respektimin e masave: Po shtohen të shtruarit me COVID-19 në spital
Mjekët e Spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës apeluan të martën që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik dhe higjienës së shtuar në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.
Apeli u bë pasi të martën u regjistrua dita me prirjen më të lartë të rasteve të reja me COVID-19 – 36 të infektuar, ndërkohë që më parë dita me më shumë raste kishte qenë 25 prilli me 34 të infektuar.
Mjekët Dhimitër Kraja, Pëllumb Pipero, Tritan Kalo, Arian Harxhi, Najada Çomo, Entela Kolovani, Esmeralda Meta dhe Nevila Gjermeni nënvizuan faktin se ditët e fundit po shtohen ndjeshëm edhe të shtruarit në spitale.
“Gjatë 3-4 ditëve të fundit kemi një shtim të numrit të rasteve, pra paraqitja e 10 pacientëve në ditë për shërbim dhe për t’u hospitalizuar është shifër që duhet marrë në konsideratë. Është për t’u vlerësuar që ky shtim i rasteve shoqërohet me raste të rënduara, ku mbizotëron Tirana. Kur ke pacientë në terapi intensive do të thotë që situata është realisht për t’u tërhequr vëmendja e popullatës,” – tha shefja e shërbimit infektiv, Najada Çomo teksa theksoi se ka edhe mosha të reja që janë sëmurur rëndë.
Mjeku Kalo këmbënguli se virusi nuk është larguar dhe se qytetarët duhet të vazhdojnë të tregohen të kujdesshëm pavarësisht lirimit të masave kufizuese. Mdërsa Kraja kërkoi një rivlerësim të zbatimit të masave të vendosura në mënyrë që të shmanget shtimi i rasteve.
“T’ju them të vërtetën nuk prisnim të kishim numër të lartë të rasteve në Qershor, por pas lehtësimit të masave të distancimit fizik, kjo ka ndodhur. Ajo që dua të them është që të mos ulim vigjilencën, të vijojmë të jemi të kujdesshëm pasi virusi është ende në qarkullim,” – tha mjeku Pipero.
Kolegu tjetër, Harxhi, vuri në dukje se gjithësecili ka përgjegjësitë e veta, por që përtej shtetit, përballë infeksioneve përgjegjësia fillon nga sjellja individuale.
Mjeket Kolovani, Meta e Gjermeni bënë gjithashtu thirrje që qytetarët të mbeten të kujdesshëm pasi virusi mbetet ende në qarkullim.
Prej 9 marsit, kur u diagnostikua i infektuari i parë me COVID-19, autoritetet kanë kryer 16,716 teste nga ku kanë rezultuar të infektuar 1,299 persona.
Nga të infektuarit, 34 kanë vdekur ndërsa 960 janë shëruar. Nga 305 personat e tjerë që janë aktualisht ende të infektuar, 41 janë të shtruar në Spitalin Infektiv, prej tyre 6 janë në gjendje të rëndë dhe 2 me frymëmarrje të drejtuar.
Ndryshe nga javët e fundit të majit, java e parë dhe e dytë e qershorit ka sjellë qindra raste të reja në Shqipëri. Autoritetet fajësojnë për këtë uljen e kujdesit dhe grumbullimet.
Rritje e ngjashme e rasteve është vënë re edhe në Kosovë e Maqedoni të Veriut, vende që gjithashtu kanë liruar masat kufizuese pothuajse në të njëjtën kohë me Shqipërinë.
Lexoni gjithashtu:
Shqipëria shënon numrin më të lartë të të infektuarve, 36 raste të reja në 24 orë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta