Të larguarit nga vetingu kërkojnë verifikim të komisionerëve

9 Qershor 2020 | 13:20

Cilësia e gjyqtarëve dhe komisionerëve që kryejnë procesin e vetingut në drejtësi vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutueshme.

Shoqata “Drejtësi për drejtësinë” ku bëjnë pjesë prokurorë dhe gjyqtarë të shkarkuar, kërkojnë nga Avokati i Popullit verifikimin e procedurës dhe dokumentacionit të zgjedhjes së këtyre personave.

Ish-magjistratët kanë renditur disa prej anëtarëve të shkallës së parë dhe të dytë të vetingut si të zgjedhur në kundërshtim me kriteret ligjore.

Lista kryesohet nga gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelit. Sipas tyre, përveç Luan Dacit, i cili u pezullua nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme, por që u rikthye nga apeli disa ditë më vonë, edhe Artan Hajdari nuk plotëson kriteret, pasi mesatarja e studimeve të tij është 6,4 kur ligji e parashikon që duhet të jetë mbi 8.

Në listë sipas shoqatës “Drejtësi për drejtësinë” janë edhe Ina Rama, Albana Shtylla, Sokol Çomo , Rezarta Shutz dhe drejtuesja e KPA, Natasha Mulaj. Ndërsa nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit janë 5 komisionerë që nuk plotësojnë kriteret për t’u zgjedhur në këtë institucion.

Në një intervistë për Euronews Albania, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca tha se ligji për zgjedhjen e këtyre personave kishte kritere përjashtuese. Sipas saj, avokati nuk kishte të drejtë të skualifikonte asnjë kandidat dhe nuk mund të bënte një hetim të thelluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026