Ylber Sefa fituesi i etapës së parë në turin e çiklizmit në Shqipëri

31 Maj 2022 | 20:02

Ylber Sefa është fituesi i etapës së parë në turin e 79 çiklistik në Shqipëri, zhvilluar aksin Tiranë – Korçë, me një gjatësi prej 161 km.

Me një shpejtësi mesatare prej 41.3 km në orë, Sefa tregon se gara ka qenë e fortë dhe emocionuese.

Ylber Sefa, Kampioni i etapës së pare tha se “Kjo ishte marrëveshja që kam bërë me Mikelin, që t’i lodhnim ata gjatë rrugës dhe i thashë realisht mund të ndahemi në finish se jam më i mirë se ata, nuk ishin në formën e duhur. Nuk e di si mund të shprehem sinqerisht është rrënqethje mishi dhe adrenalinë ekstreme. Ishte e fortë për shkak të terrenit vapës dhe konkurrencës”.

I dyti është renditur rumuni Cristian Rainlenau i cili shprehet i kënaqur, pas vështirësive gjatë udhëtimit për në Shqipëri.

Çiklisti rumun Cristian Railenau tha se “Gara ishte shumë e mirë, është hera ime e tretë në Shqipëri, është një vend i bukur dhe për etapë të parë jam i lumtur me pozicionin e dytë. Ishte e vështirë dhe shumë nxehtë, por nuk jam i mërzitur që nuk fitova. Udhëtimi im dje u anullua, prandaj erdha sot 15 min para nisjes së garës. Finishi ishte shumë i vështirë, çiklistët ishin të mirë”.

Presidenti i federatës së çiklizmit, Skënder Anxhaku tha se ky sport kërkon më tepër vëmendje.

Ai tha se “Kryeministrit nuk dua ti bëj lëvdata, duhet të hedhë akoma më shumë sytë nga sporti. Ky është një lloj sporti ka probleme të jashtëzakonshme, prandaj i thashë dhe Kryetarit të Bashkisë ta mbështesë këtë sport”.

Në këtë garë janë duke marrë pjesë grupe nga Italia, Belgjika, Maqedonia, Kosova, Serbia, Sllovenia, Azerbaijan, Rumania dhe Shqipëria.

3 ekipe të tjera të huaja nuk kanë mundur të marrin pjesë në garë, për shkak se kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026