Këshilli Kombëtar i Integrimit, Rama dhe Meta ulen në tryezë, mungon opozita jashtëparlamentare

9 Qershor 2020 | 14:12

Kryeministri, Edi Rama dhe Presidenti, Ilir Meta janë takuar sipas modës së re të COVID-19 në emër të integrimit në BE, takim që kryeministri në Instagramin e tij e quajti si “luftë bërrylash”. Presidenti Meta kërkoi në këshillin kombëtar të integrimit dialog real mes palëve, dhe seriozitet për metodologjinë e re të zgjerimit.

“Jemi të gjithë të paralajmëruar nga metodologjia e re e Bashkimit Evropian, që thekson se aty ku përparimi nuk është i vërtetë do të ketë ndëshkim, deri në kthim prapa të procesit të integrimit dhe arritjeve të deritanishme. Dialog nuk do të thotë vetëm të flasësh por edhe të dëgjosh. Bashkëpunim nuk do të thotë vetëm të marrësh por edhe të ofrosh”, deklaroi Presidenti.

Dialog kërkoi edhe ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca duke vlerësuar si pozitiv bashkëpunimin për reformën zgjedhore.

“Ju përgëzoj të gjitha palët që jeni bërë së bashku për reformën zgjedhore duke treguar frymën e konsensusit. BE do të prezantojë së shpejti kuadrin negociues për vendin dhe do të përcaktojë rregullat e reja të lojës për anëtarësimin në BE. Gjithçka është në duart tuaja, BE i ka kërkuar qeverisë të ndërmarrë të gjitha hapat që e sjellin më afër BE”, tha ambasadori i BE.

Por, Rama mendon ndryshe nga ambasadori Soreca për suksesin me reformën zgjedhore. Sipas tij ajo që ndodhi me marrëveshjen e së shtunës, nuk duhet të përsëritet më, dhe politika shqiptare duhet të mësojë të arrijë marrëveshje ne shqip jo me ambasadorët. Ndërsa u shpreh se edhe opozita duhet të ishte në tryezën e integrimit.

“Por rasti i fundit që u përshëndet, është flagrant. Jemi mbledhur në një ambasadë të gjithë përfaqësuesit e forcave më të mëdha në vend, mbyllur atje me ditë dhe net për të lënë gjërat sikur janë, për t’u marrë vesh që nuk do të bëjmë atë që duhet, por do i lëmë sikur janë. Dhe kur sheh këtë, njeriu mendon, pse këtë nuk mund ta realizonim vetë? Kjo ishte e fundit. Për çështje që ne na takon ti zgjidhim vetë nuk mund të bëjmë më sikur nuk jemi të njëjtët për t’i zgjidhur bashkë. Nëse ky quhet këshilli kombëtar i Integrimit, këtu duhet të ishte edhe opozita e sotme, pasi është alternativa dhe qeveria e nesërme”, deklaroi Kryeministri.

Në mbledhjen e sotme të këshillit kombëtar të integrimit mori pjesë edhe kryenegociatori Zef Mazi. Në fjalën e tij të parë publike që pas marrjes së këtij pozicioni, ai u shpreh se për arritjen e kësaj marrëveshjeje tepër të rëndësishme për vendin, grupi neociator duhet të ketë mbështetje nga e gjithë klasa politike.

“Këto do të jenë negociatat më të rëndësishme që ka bërë Shqipëria në 70 vitet e fundit. Ta nisim dhe ta çojmë me sukses këtë besim. Kjo punë do të arrijë që të kryhet mirë, nëse do të koordinohemi mirë, të flasim në një zë, të jemi të dedikuar dhe profesionistë. Me përkrahen e të gjithë këshillit, spektrit politik dhe shoqërisë. Unë dhe grupi negociator nuk do të kursejmë njohuritë tona”, tha z. Mazi.

Pakënaqësi për mënyrën se si u zhvillua mbledhja e këshillit kombëtar të integrimit kanë shprehur përfaqësuesit e shoqërisë civile, për kohën e limituar të fjalës dhe për mos reflektimin e sugjerimeve të tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026