Futbollisti i parë me COVID-19, Eridon Qardaku: U trondita kur dola pozitiv
Klubi i Bylisit ka njoftuar se, futbollisti i cili ishte i infektuar me COVID-19, ka rezultuar negativ në dy testet që ka kryer së fundmi. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se shkodrani Eridon Qardaku mund të bashkohet me skuadrën, sipas protokollit të higjienës.
19-vjecari ishte i pari futbollist në Shqipëri që rezultoi pozitiv me COVID-19, por asnjë prej shokëve të skuadrës së tij nuk ishin prekur nga virusi, pavarësisht se kishin pasur kontakt me të. Pas takimit Bylis-Tirana, edhe skuadra bardheblu iu nënshtrua testeve, por të gjitha përgjigjet ishin negative.
Një lajm i mirë për skuadrën e Bylisit, që do të ketë një element më shumë për 8 javët e mbetura të Superiores. Skuadra ballshiote ka grumbulluar 39 pikë në 28 javë duke u pozicionuar në vendin e gjashtë.
Eridon Qardaku, i cili tashmë e ka kaluar plotësisht infeksionin, duke folur për “Euronews Albania”, tregoi se, në momentin kur mësoi se ishte me COVID-19 pësoi tronditje psikologjike.
“Që nga dita e parë nuk kam pas asnjë lloj simptome dhe për këtë arsye dyshova se mund të ishte bërë ndonjë gabim në testin e parë, por edhe testi i dytë doli pozitiv. Dyshohet se mund ta kem marrë virusin në Shkodër, ku kam pas kontakt vetëm me mamin, e cila ka rezultuar negative”, tha 19-vjeçari.
“Ka qenë një moment shoku, sepse e bëra testin vetëm për arsye sigurie, por kur rezultova pozitiv ishte një shok i vërtetë. Kisha pasur vetëm një temperaturë të lehtë. Lajmi më i mirë për mua kur kanë dalë çunat e ekipit negativ se ishte një siklet më vete sepse diskutohej vazhdimësia e Superligës”, përfundoi lojtari i Bylisit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet