Mbretëresha Elizabeth feston 70-vjetorin e ardhjes në fron
Mbretëresha Elizabeth II feston këtë vit Jubileun prej Platini që shënon 70 vjet që kur ajo mori në trashëgimi fronin.
Për këtë event, festa të shumta janë planifikuar të mbahen në rrugët e qyteteve të ndryshme të Britanisë së Madhe.
Festimet zyrtare përfshijnë gjithashtu fushatën e tendave të gjelbra të monarkes dhe garën për tortën më të mirë.
Margaret Tyler, adhuruese e familjes mbretërore tha: “Ajo që unë i uroj mbretëreshës është të kalojë momente të lumtura me familjen. Për të familja është shumë e rëndësishme. Gjithashtu, ajo ka qen dhe kuaj. Natyrisht ajo ka në mendje edhe kujtimet me princin Philip, njeri që nuk mund të harrohet lehtë, por unë shpresoj që ajo të kalojë momente të qeta pasi punon shumë”.
Mbretëresha Elizabeth II është e para monarke që arrin 70-vjetorin në fron, duke shënuar kështu një gur kilometrik.
Një medalje prej platini me rastin e kësaj feste do t’u jepet punonjësve të shërbimeve publike, përfshirë ata në forcat e armatosura, shërbimet e emergjencës dhe gardianët e burgjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin