Biden: Çfarë SHBA do të bëjë dhe çfarë jo për Ukrainën
Presidenti i SHBA, Joi Biden ka publikuar një opinion për luftën në Ukrainë, ku tregon deri në çfarë pike do të arrijnë veprimet e vendit të tij për të ndihmuar Kievin.
Biden shprehet se populli ukrainas ka befasuar Rusinë dhe frymëzuar botën me sakrificat e tyre. Ai thotë se SHBA do të jenë krah tyre me mbështetje të paprecedentë ushtarakisht dhe financiarisht.
Në opinionin e publikuar në gazetën ‘New York Times’, Biden veçon këto pika:
Çfarë do bëjë SHBA për Ukrainën?
– Do dërgojë më shumë armë dhe municione (sistem raketash të avancuara, raketa antitank, radarë, artileri të rëndë)
– Do dërgojë miliarda dollarë ndihmë financiare (siç u autorizua nga Kongresi).
– Do të bashkëpunojë me aleatët dhe partnerët për të zgjidhur krizën globale të ushqimit të shkaktuar nga agresioni rus.
– Do ndihmojnë aleatët europianë të ulin vartësinë nga gazi dhe nafta ruse, për të bërë tranzicion në energji më të pastër.
– Do të përforcojë NATO-n, duke mirëpritur aplikimet e Suedisë dhe Finlandës.
Çfarë nuk do të bëjë SHBA për Ukrainën?
– Nuk do heqë nga pushteti Vladimir Putin.
– Nuk do të dërgojë trupa për të luftuar apo sulmuar forcat ruse.
– Nuk do përkrahin Ukrainën për të sulmuar jashtë kufijve të saj.
– Nuk do t’i bëjë presion autoriteteve ukrainase të bëjnë marrëveshje për territorin e tyre.
– Nuk do të përdorë armë bërthamore.
Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit