Ambasada e SHBA frikësohet se tubimi i VV-së mund të kthehet në dhunë, apelon për kujdes
Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka kërkuar nga personeli qeveritar amerikan dhe nga qytetarët amerikanë që të shmangin sheshet e Prishtinës nga data 10 deri më 17 qershor.
Kjo pasi, sipas paralajmërimit, priten disa zhvillime, si për 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ashtu edhe për tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje më 12 qershor.
Për këtë të fundit, ambasada amerikane paralajmëron se, ndonëse i thirrur si tubim i qetë, ai mund të shndërrohet në tubim të dhunshëm, raporton Kosova Press.
“Disa ngjatje janë paralajmëruar nga 10 deri më 17 qershor, 2020. Këto ngjarje përfshijnë, por jo vetëm, përvjetorin e 21-të të çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje. VV-ja po organizon një protestë politike (“tubim”) më 12 qershor, në sheshin ‘Skënderbeu’, Prishtinë. Personeli qeveritar amerikan dhe qytetarët amerikanë këshillohet të shmangin zonat e demonstratave dhe të jenë të kujdesshëm nëse gjenden në afërsi të ndonjë tubimi të madh, proteste apo demonstrate. Edhe tubimet e proklamuara të qeta shpejt mund të shndërrohen në të dhunshme. Tubimet në numra të mëdhenj mund të shndërrohen në super-ngjarje të përhapjes së COVID-19”, thuhet në paralajmërimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
Ambasada SHBA fton qytetarët të kenë kujdes dhe të mbajnë një profil të ulët.
“Shmangni zonën (sheshi Skënderbeu në Prishtinë, më 12 qershor).Kontrolloni mediat lokale për lajme të reja për protestën e sipërpërmendur si dhe për zgjerimin e saj në qytete tjera. Shmangni turmat. Mos bini në sy. Lajmëroni miqtë dhe familjet për vendndodhjen tuaj. Jini të kujdesshëm për ambientin tuaj rrethues. Rishikoni planet tuaja të sigurisë personale”, njofton ambasada.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta