Bjellorusia, stërvitje ushtarake në kufi me Ukrainën
Bjellorusia ka njoftuar se do të zhvillojë stërvitjen ushtarake pranë kufirit me Ukrainën veriore, duke i vënë autoritetet ukrainase në gatishmëri të lartë për mundësinë e një vale të re sulmesh.
Forcat bjelloruse nuk i janë bashkuar “operacionit ushtarak” rus kundër Ukrainës.
Qeveria lejoi që territori të përdorej si pikënisje për Rusinë për të dërguar mijëra trupa përtej kufirit.
Thibaut Bettini, një vullnetar belg që ndihmon autoritetet lokale të rivendosin shpërndarjen e ujit në zonë, tha për Euronews se i ishte thënë të largohej nga rajoni javën e kaluar.
“Unë u informova. Një sulm i dytë i mundshëm ishte i pashmangshëm dhe se për sigurinë time më duhej të kthehesha në shtëpi”, tha Bettini.
Ai qëndroi tre javë në veri të Ukrainës dhe ka parë se si infrastruktura lokale ishte shkatërruar nga konflikti.
“Ne pamë stacione pompimi të dëmtuara, rezervuarët e ujit të dëmtuar, të gjitha rrjetet e tubacioneve të dëmtuara. Qendra e qytetit pak a shumë u kursye, por periferia jo”, tha Bettini.
Stërvitjet ushtarake bjelloruse janë planifikuar të fillojnë më 22 qershor. Rusia nuk ka thënë nëse do të marrë pjesë në stërvitje.
LEXONI GJITHASHTU:
Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit