Bisedimet Kosovë – Serbi, dekani i Fakultetit Filozofik, Dugolli: Duhet platformë gjithëpërfshirëse
Dekani i Fakultetit Filozofik i Universitetit të Prishtinës, Bujar Dugolli, komentoi për Euronews Albania propozimin e Akademisë së Shkencave të Kosovës për vija të kuqe në bisedimet me Serbinë.
Dugolli e cilësoi të natyrshëm reagimin e Akademisë për të mbrojtur interesat shtetërore të Kosovës dhe këmbënguli se zëri i intelektualëve mund të nxisë më tepër përgjegjshmëri në radhët e politikës.
I pyetur rreth ekipit negociator, se kush duhet t’i udhëheqë bisedimet, Dugolli kujtoi përplasjet politike pas zgjedhjeve të tetorit, ku siç tha ai, u vu në dukje një kohezion mes politikës së re dhe asaj të vjetër.
Profesori i historisë tha se qeveria aktuale nuk është e shumicës së shqiptarëve dhe këtë e argumentoi se vetëm 43 deputetë shqiptarë e mbështesin qeverinë e Avdullah Hotit.
“Kjo nënkupton se kjo qeveri nuk ka mundësi të bëjë asnjë proces zhvillimor të brendshëm e ndërkombëtar pa pjesëmarrjen e gjerë të spektrit politik,” – tha Dugolli duke shtuar se konflikti i brendshëm politik po e dëmton përparimin e Kosovës sidomos në raportet me Serbinë.
Dugolli e cilësoi presion të shtuar nga Serbia situatën aktuale në Kosovë kjo duke pasur parasysh avancimet që ka pasur Beogradi në proceset e integrimit dhe kushtëzimet që i janë vënë nga Brukseli për dialog me Prishtinën.
“Mendoj se Kosova duhet të këmbëngulë me atë status që është zgjidhur e të mos kthehet pas. Duhet platformë gjithëpërfshirëse sepse çështja e kufijve hap probleme të tjera në Ballkan, sepse i dimë pretendimet serbe që kanë qenë të kahershme,” – tha Dugolli teksa e përshkroi situatën nën një “luftë politike” më të madhe se sa thjeshtë Kosova.
Lexoni gjithashtu:
Bisedimet Kosovë – Serbi, Akademia e Shkencave të Kosovës propozon vija të kuqe në negociata
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta