Pandemia merr kthesë të papritur, regjistrohen 42 raste të reja
Ministria e Shëndetësisë raportoi me shqetësim rritjen e numrit të rasteve të prekur me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 311 raste të dyshuara, prej të cilëve 42 kanë rezultuar pozitivë. Kjo është dita me numrin më të lartë të qytetarëve të infektuar me coronavirus.
Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi, u shpreh se numri i pacientëve të shtruar në spital ka ardhur në rritje.
“Vetëm në 24 orët e fundit janë referuar në spitalet infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” 9 pacientë të dyshuar të cilët janë konfirmuar pozitivë dhe janë shtruar në spitalin infektiv, ku vijon të rritet numri i të shtruarve, kryesisht nga Tirana.Aktualisht janë 46 të shtruar pozitivë me Covid-19. Është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive. 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive, njëri prej tyre në intubim. Ndërsa një pacient ka dalë nga intubimi falë punës së stafit mjekësor të spitalit infektiv,” theksoi Dervishi.
Aktualisht në Spitalin Infektiv janë të shtruar 46 pacientë, ndërsa 8 prej tyre po marrim trajtim intensiv. Përkundër rasteve të reja që kanë ardhur në rritje në dy ditët e fundit, lajm tjetër i mirë është se gjatë 24 orëve janë shëruar 20 pacientë, mes tyre mjekë dhe infermierë duke e çuar numrin e të shëruarve në 980.
Sipas të dhënave të Task-Forcës, në të gjithë vendin sot numërohen 327 raste aktive, kryesisht në Tiranë dhe Shkodër pasi transmetimet në këto qytete janë komunitare. Që nga fillimi i epidemisë dhe deri sot, strukturat shëndetësore kanë kryer mbi 19 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1341 raste.
Lexoni gjithashtu
Shifrat rekord me COVID-19, Arben Gjata: Shtimi i rasteve i pritshëm, shqetësuese sjellja e njerëzve
A do të izolohemi sërish? Brataj: Nuk përjashtohet një valë e dytë e COVID
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta