1 viktimë dhe disa të plagosur prej stuhive në Francë
Një grua ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në Francë si pasojë e stuhive që kanë përfshirë vendin, që gjithashtu kanë shkatërruar vreshtat dhe kanë vonuar fluturimet.
Banorët e jugperëndimit të Francës postuan foto për të treguar madhësinë e kokrrave të breshërit, ndërsa shoferët në rajonin e Parisit ndanë imazhe të rrugëve të përmbytura.
Rrufetë goditën edhe Kullën Eifel, por pa shkaktuar dëme, ndërsa disa çati të shtëpive në lindje të Parisit u dogjën.
Gérald Darmanin, Ministër i Brendshëm i Francës tha: “Për herë të parë në 20 vjet, 65 departamente janë nën alarmin portokalli për motin, me episode ekstreme të rrufeve. Stuhitë kanë lënë 15 mijë persona pa energji elektrike. 15 persona janë lënduar, 2 në gjendje më të rëndë. Ndërsa 1 person ka humbur jetën në Rouen. Kemi pasur 3.500 ndërhyrje nga 2.400 zjarrfikës, të cilët i falënderoj për reagimin.”
Megjithatë, Ministri i Brendshëm nuk dha detaje për rrethanat e vdekjes së gruas.
Ndërkohë, fluturimet nga aeroporti Orly në Paris u pezulluan përkohësisht, ndërsa në aeroportin Charles de Gaulle, fluturimet u vonuan me disa orë.
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në