Policia e Kosovës mohon përdorimin e gazit lotsjellës ndaj veteranëve të UÇK-së
Policia e Kosovës ka deklaruar se nuk ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Përmes një deklaratë për mediat, policia shprehet se protestuesit kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe kanë kanë hedhur sende të ndryshme dhe tymyese në drejtim të policisë.
Si pasojë e sulmit dhe hedhjes së mjeteve të ndryshme, dy zyrtarë policorë janë lënduar dhe po marrin trajtim mjekësor.
Kjo protestë u thirr në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e veteranëve në rritjen e pagës minimale.
Pensioni i veteranëve është i njëjtë me pagën minimale në Kosovë, por në projektligjin e miratuar nga Qeveria e Kosovës për rritje të kësaj page, nuk është përfshirë edhe rritja e pensionit të veteranëve.
LEXONI GJITHASHTU
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta