Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Anton Martini
Komisioneri Publik ka ankimuar konfirmimin në detyrë të prokurorit Anton Martini, i cili mundi të kalonte vettingun.
Sipas Komisionerit Publik, referuar gjendjes së fakteve dhe provave të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.
Anton Martini u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vettingut, por Komisioneri Publik e ka ankimuar vendimin në KPA duke gjetur mospërputhje të atyre çfarë deklaron Anton Martini nga ato që i janë gjetur, 3 dosje ku dyshon Komisioneri Publik si dhe disa denoncime.
Prokurori Anton Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004.
Në vitin 2015, ai u transferua në qytetin e Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, vendim të cilin e kontestoi duke thënë se ishte i paligjshëm. Në qershor 2018, Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta