Faqja e internetit e qeverisë ruse hakerohet me mesazhe pro Ukrainës

6 Qershor 2022 | 16:33

Një faqe interneti e qeverisë ruse është hakuar gjatë fundjavës, duke bërë që një kërkim në internet për faqen të çojë në një shenjë “Lavdi Ukrainës” në gjuhën ukrainase, raporton Euronews.

Faqja e internetit e Ministrisë së Ndërtimit, Strehimit dhe Shërbimeve të Rusisë u vu në shënjestër pasi shumë prej kompanive shtetërore të vendit dhe organizatave të lajmeve pësuan përpjekje hakerimi që nga pushtimi i qeverisë ruse në Ukrainë më 24 shkurt.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA citoi një përfaqësues të ministrisë të dielën të ketë thënë se faqja ishte e mbyllur, por të dhënat personale të përdoruesve ishin të mbrojtura.

Faqja e internetit funksiononte normalisht deri të hënën.

RIA tha se media të tjera kishin raportuar se hakerët po kërkonin një shpërblim për të parandaluar zbulimin publik të të dhënave të përdoruesve.

Sulmet kibernetike me dy vendeve kanë qenë të shumta që nga nisja e pushtimit më 24 shkurt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Ambasadori amerikan: Rusia të mos e mbyllë ambasadën

Rusia fajëson Perëndimin për çështjen e sigurisë ushqimore

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026