Kosova bëhet me linjë të re ajrore me një shtet evropian
Kosovës nga sot iu shtua edhe një linjë e re ajrore me një shtet evropian, Poloninë. Në terminalin e ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është inauguruar sot fluturimi i parë Varshavë-Prishtinë-Varshavë, raporton KosovaPress.
Përfaqësuesit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Polonisë, kanë vlerësuar se hapja e linjës ajrore është e rëndësishme për fuqizimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes këtyre dy shteteve.
Szymon Szynkoëski, sekretar i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë, theksoi se linja e re ajrore mundëson rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor ndërmjet Polonisë dhe Kosovës.
Szynkowski shtoi se Polonia do të vazhdojë të mbështes Kosovën për integrim në Bashkimin Evropian.
“Ky është një hap i rëndësishëm për ‘Polish airlines’, por po ashtu edhe për marrëdhëniet Kosovë-Poloni, sa i përket aktiviteteve në regjionin më të gjerë të Ballkanit. Nuk është vetëm një hap konsistent i kompanisë që ka për qëllim që të fuqizojë tregun evropian, por po ashtu kjo tregon ehe për angazhimin e Polonisë në regjion dhe më gjerë. Jam i bindur që kjo linjë e re do të bëhet një lloj zbërthyesi për bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor ndërmjet Polonisë dhe Kosovës. Në vitin 2008, kemi qenë ndër të parët që e kemi njohur Pavarësinë e Kosovës, sot ne vazhdojmë që të mbështesim aspiratat tuaja evropiane dhe po ashtu edhe në konsolidimin e Kosovës në nivel regjional”, theksoi Szynkowski.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta