Ndahen Shakira dhe Pique pas 11 vitesh

6 Qershor 2022 | 22:20

Këngëtarja kolumbiane Shakira dhe mbrojtësi i FC Barcelona-s Gerard Pique janë ndarë pas 11 vitesh së bashku.

Ata bënë me dije lajmin në një deklaratë të përbashkët të shtunën.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre”, thuhet në deklaratë. “Faleminderit për mirëkuptimin.”

Shakira, 45, dhe Pique, 35, u takuan për herë të parë pak para Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut.

Futbollisti u shfaq në videoklipin e Shakira-s “Waka Waka”, e cila ishte kënga zyrtare e turneut atë vit.

Ata dolën publikisht me lidhjen e tyre në vitin 2011. Dyshja kanë dy fëmijë, Sasha, 7 vjeç dhe Milan, 10 vjeç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026