Roli i Turqisë mes Rusisë e Ukrainës, Lavrov viziton Ankaranë

7 Qershor 2022 | 15:15

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov viziton këtë të mërkurë Turqinë ku pritet të diskutohen mekanizmat që do të lejojnë Ukrainën të eksportojë grurë nga Deti i Zi drejt tregjeve botërore.

Turqia është e përfshirë në bisedime së bashku me Kombet e Bashkuara për të arritur një marrëveshje dhe për të reduktuar krizën ushqimore.

Diskutimet në Ankara do të kenë në fokus edhe ofensivën në veri të Sirisë, kundër forcave kurde.

“Ky nuk është një partneritet strategjik apo një aleancë strategjike sikundër shumë njerëz në Perëndim mund ta cilësojnë. Pra  ne po flasim  për një partneritet rajonal  që është i afërt sepse të dyja vendet kanë nevojë për njëra-tjetrën në çështje e fusha të ndryshme përfshirë Lindjen e Mesme, Sirinë në vecanti”, u shpreh Emre Ersen, specialist i shkencave politike në Universitetin Marmara.

Turqia ka raporte të ngushta qoftë me Ukrainën por edhe me Rusinë, ajo ka kritikuar Moskën për luftën por nuk e ka sanksionuar.

“Turqia ka nevojë për bekimin e Rusisë që të vijojë operacionet në Siri  e mendoj se ata do të përpiqen të marrin këtë lloj sigurie nga pala ruse”, u shpreh Merve Tahiroglu, koordinatore në projektin Demokracia në Lindjen e Mesme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026

Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë

Kryeministri irakian Ali al-Zaidi u ka urdhëruar autoriteteve të sigurisë të hetojnë pretendimin e Arabisë Saudite se dronët që synojnë mbretërinë janë lëshuar nga territori...
20:23 | 27/07/2026

Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene

Kryeministri armen Nikol Pashinyan i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin gjatë një telefonate të hënën që të ndihmonte në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje mbi kufizimet...
19:59 | 27/07/2026