Deputeti gjerman: Nëse veto nuk hiqet, Shqipëria të ndahet nga RMV
Nëse Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut, Shqipëria duhet të ndahet në procesin e negociatave me BE, kështu deklaroi deputeti gjerman i CDU, Peter Beyer.
Në një konferencë përmbyllëse të vizitës së tij në Tiranë, Beyer tha se asnjë prej dy vendeve nuk duhet të mbetet peng tjetrit.
“Kemi një situatë të turpshme për Bashkimin Europian në atë që po ndodh me Bullgarinë. Shqipëria s’duhet të vuaj në këtë proces. Ka ardhur momenti të zhbllokohet kjo situatë dhe për këtë gjë unë i bëj thirrje Bullgarisë të tërheq këtë bllokadë. Nëse veto nuk hiqet, të ndajmë rrugën e Shqipërisë nga jo e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi ai.
Duke komentuar nismën Open Balkan, Beyer tha se çdo bashkëpunim rajonal është pozitiv po nuk duhet të dublikojë Procesin e Berlinit.
“Unë mendoj se nëse nisma Ballkani i Hapur bëhet me transparence të plotë me një thelb të qartë dhe pozita të barabarta mund të sjellë përparim për të gjitha vendet, pasi bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal. Kjo është një gjë që ne duam ta mbështesim gjithmonë nëse zhvillohet në mënyrën e duhur në vijimësi si të Procesit të Berlinit dhe jo si nismë e veçantë”, tha Beyer.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta