Dialogu me Serbinë, Thaçi: Kushtetuta përcakton gjithçka, Presidenti përfaqëson vendin

11 Qershor 2020 | 14:02

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për vizitën e paralajmëruar të përfaqësuesit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për çka tha se ende zyra e presidentit për këtë vizitë nuk është informuar. Thaçi theksoi se ka besim të plotë në qasjen e SHBA-ve kundrejt Kosovës.

“Ende zyrtarisht nuk jam informuar, por do shohim agjendën dhe prioritetet të cilat i ka në  përkushtimin e tij përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, pastaj natyrisht që do përgjigjem si president i vendit, si zyrë e presidentit.

Ne kemi besim të plotë në qasjen e SHBA-ve që ka qenë prej vendeve që ka kontribuar për liri dhe pavarësinë e Kosovës dhe tani në proceset e ardhshme dhe besoj që lidershipi i presidentit të SHBA-ve, Trump  dhe dinamika, energjia e ambasadorit Grenell do jenë efektive dhe do shënojnë rezultate konkret”, tha presidenti Thaçi.

Sa i përket udhëheqësit të dialogut me Serbinë, presidenti i Kosovës theksoi se gjithçka është e përcaktuar në Kushtetutë.

“Presidenti i vendit e përfaqëson vendin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjithçka është e përcaktuar me Kushtetutën dhe asnjë organ nuk qëndron mbi Kushtetutën. Autoritetet dhe kompetencat janë të qarta dhe të pastra si loti”, shtoi z. Thaçi.

Kreu i shtetit këto komente i bëri pas homazheve që të bëri tek shtatorja e Zahir Pajazitit në sheshin “Nënë Tereza, me rastin e 21-vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026