Adriatik Lapaj: Gjyqtarët në Shqipëri shumë të ngarkuar, një pjesë të vendimeve të gjykatave i bëjnë avokatët
Reformimi i sistemit të trazuar të drejtësisë shqiptare ka qenë një sfide ndër vite të qeverive shqiptare.
Tashmë ka nisur ky reformim, me ngritjen e organeve të reja të sistemit të drejtësisë, por problem mbetet plotësimi i tyre.
Por dhe Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese nuk po funksionon, ndonëse janë nder 15 kushtet e BE adresuar vendit tonë për rrugëtimin evropian.
Në studion e Euronews Now, avokati Adriatik Lapaj tha se vetingu është duke e futur në ngërç sistemin e drejtësisë pasi skanimi anëtarëve të sistemit nisi nga lart-poshtë, ndërkohë që në nivelet e sipërme të sistemit të drejtësisë numri i punonjësve është i limituar për shkak të kritereve të shumta që duhet të plotësojnë për qenë aty.
Sipas tij, vetingu duhet të niste nga baza, pra nga gjykatat e rretheve për t’u ngjitur më tej në Gjykatën e Lartë e atë Kushtetuese.
“Nëse vetingu do të niste nga baza e gradualisht të shkonin në Gjykatën e Lartë dhe Kushtuese nuk do të ndodhte ky ngërç.
Ata që ndodhen në nivelet e sipërme të sistemit duhet të plotësojnë më shumë kritere. Ne po zbrazim edhe Apelet, të cilat nuk e dimë si do të plotësohen sërish. Do të ndodhë që të mos plotësohen më, sepse kandidatët nuk plotësojnë kriteret.
Politika që e votoi reformën në drejtësi duhet të kishte bërë një plan të qartë se si do të zëvendësoheshin ata që ikin nga sistemi”, tha avokati.
Sipas z. Lapaj sistemi shqiptar i drejtësisë ka mungesë të theksuar të trupës gjyqësore, çka bën që një pjesë e vendimeve të bëhen nga avokatët apo sekretarët e gjykatave, duke sjellë uljen e cilësisë së gjykimit. Ai propozoi shtimin e trupës së gjykatësve dhe uljen e numrit të çështjeve që gjykohen.
“Një gjyqtar duhet të zgjidhë 1,8 deri në 2 çështje në ditë, gjë që është e pamundur, sepse një dosje ka të paktën 200 faqe të cilat është e vështirë t’i lexosh, jo të thellohesh e t’i gjykosh.
Përfundimi ndodh që një pjesë të mirë të vendimeve të gjykatave i bëjnë avokatët, çka bën të bjerë cilësia dhe të kthehet në normë. Kështu që le të harxhojmë ca lekë më shumë për të shtuar trupën e gjykatësve dhe prokurorëve dhe të ulim numrin e çështjeve që gjykohen”, apeloi avokati.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta