Lavrov ofron garanci në Ankara për transportin e grurit

8 Qershor 2022 | 13:15

Rusia është e gatshme që së bashku më Turqinë të sigurojnë kalimin e anijeve me grurë nga portet detare të Ukrainës.

Gjatë vizitës në Ankara, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov theksoi se Rusia nuk do të sulmojë por mjafton që Kievi të nisë largimin e minave nga portet, ç’ka do të lejojë kalimin e sigurt të grurit.

Diplomati rus theksoi se problemi kryesor ishte se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy kishte “refuzuar kategorikisht” për të zgjidhur problemin e porteve të cilët janë të minuar.

“Ne deklarojmë çdo ditë se jemi gati të garantojmë sigurinë e anijeve që largohen nga portet ukrainase dhe të drejtohen drejt gjirit të Bosforit), ne jemi gati ta bëjmë këtë në bashkëpunim me kolegët tanë turq”, u shpreh Sergei Lavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë.

Lavrov vlerësoi përpjekjet e Turqisë për të zgjidhur situatën.

Me kërkesë të Kombeve të Bashkuara, Turqia ofroi ndihmën e saj për të shoqëruar autokolonat  nga portet e Ukrainës, pavarësisht pranisë së minave, disa prej të cilave u zbuluan pranë bregdetit turk.

“Nëse na duhet të hapim tregun ndërkombëtar ndaj drithit, lulediellit ose vajit të lulediellit ukrainas, ne e shohim heqjen e pengesave në rrugën e eksporteve të Rusisë si një kërkesë legjitime”, tha ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të grurit dhe vendet perëndimore kanë akuzuar Rusinë se duke mbyllur portet në Detin e Zi, po shkakton një krizë globale të urisë.

Moska mohon përgjegjësinë për krizën ndërkombëtare të ushqimit, duke fajësuar sanksionet perëndimore.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026