250 pilotë të huaj të Rally Albania garojnë në Pogradec
Makinat Rally, të njohura si zotët e malit e të baltës kanë zbarkuar në Pogradec, në etapën e 3 të edicionit të 18-të.
Mbi 250 pilotë nga 26 vende të botës janë bërë bashkë në këtë garë emocionuese, për të përshkruar shtigjet e panjohura shqiptare. Ata tregojnë se ndjehen të mahnitur nga bukuritë natyrore dhe mirëpritja që u është bërë nga komuniteti, kudo që kanë shkuar.
“Vij nga Çekia, jam goxha i lodhur sot. Është hera e dytë në Shqipëri, këtu ndihem si në shtëpi në fakt, ndërkohë që gara po bëhet shumë e vështirë”, u shpreh një i huaj.
“Vij nga Mbretëria e Bashkuar, nga Londra dhe deri tani ka qenë një eksperiencë fantastike. Si Shqipëria nuk kam parë asnjëherë, kam udhëtuar shumë por si Shqipëria nuk kisha shijuar ndonjë vend. Këtu ka garues nga shumë vende të botës, është interesante komunikimi me ta ndërsa njerëzit nëpër fshatrat e Shqipërisë janë mikpritës në maksimum”, u shpreh një i ri.
“Vij nga Hungaria. Po kënaqem shumë, si hera e parë në Shqipëri. Është një garë e vështirë në fakt por këtu rrugët me dhe janë të mira, edhe harta që po përshkruajmë është interesante sepse do jemi në gjithë Shqipërinë, ndaj po, ia vlen”, tha një hungarez.
Kjo garë është një sport që bashkon, e po ashtu një burim të ardhurash për vendet ku garuesit kalojnë, tregon organizatorja e eventit.
“Kalojmë gati 500 fshatra, takojmë pafund njerëz, kemi një lëvizje të madhe ekonomike në çdo qytet që shkojmë dhe unë mendoj se garat Rally janë shumë të rëndësishme dhe pse sjellin pak ekonomi në qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe jetë. Janë pilotë që vijnë me familjet e tyre, makinat, mjetet, veshjet”, u shpreh Julinda Dhame,
Rally Albania nisi siparin e saj të 18 nga Durrësi, teksa përshkruan Valbonën, Tropojën, Pogradecin, Beratin dhe përfundon në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta