Shembja e bizneseve në Velipojë, kryebashkiakja Ademi: Kjo është dashakeqësi, duan t’i vënë kazmën Shkodrës

11 Qershor 2020 | 16:17

Edhe ditën e sotme, në plazhin e Velipojës, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar aksionin për pastrimin e vijës bregdetare nga ndërtimet e paligjshme.

Aksioni u ndërpre nga kryebashkiakja Voltana Ademi, që i cilësoi të paligjshme veprimet e IKMT-së. Sipas saj, nuk është plotësuar dokumentacioni dhe pronarët nuk janë paralajmëruar për lirimin e këtyre hapësirave, siç e parashikon ligji.

Kryebashkiaja e Shkodrës tha për Euronews Albania se veprimet e IKMT janë ndërmarrë në kundërshtim me ligjin, duke keqpërdorur informacionin se bashkia e Shkodrës ka dhënë lejen për shembjen e këtyre objekteve.

Teksa paralajmëroi se do t’i drejtohet gjykatës për faktin se është vepruar padrejtësisht në emër të saj, znj. Ademi e cilësoi dashakeqësi dhe tendencë për panik ndaj Shkodrës aksionin e ndërmarrë nga IKMT që nga dita e djeshme në mes të sezonit turistik.

Sipas saj, ky aksion mund të ndërmerrej sipas ligjit, duke lajmëruar subjektet përkatëse dhe duke verifikuar informacionin në një moment tjetër më të përshtatshëm dhe jo tani që është fillimi i sezonit turistik.

“Po veprohet në mënyrë të jashtëligjshme. Duhet të na bëhen me dije objektet dhe urdhrat.

Të na shpjegojnë pse ndodh kjo në Velipojë dhe jo në qytete të tjera, apo duan t’i vënë kazmën Shkodrës? Ka një keqdashakeqësi, ka tendencë, mbjell panik, konflikt, është fakti që dëshmohet nga qëndrimi i të gjithëve këtu, që vetëm rrinë dhe presin se di çfarë.

Unë pres urdhrin e shembjes dhe që të njoftohen qytetarët, kërkoj zbatimin e ligjit. Me bashkinë nuk ka pasur asnjëherë një dakordësi për këtë aksion”, tha kryebashkiakja e Shkodrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026