“Më kanë qëlluar nga afër”, dëshmon i plagosuri në Nikël
Mariglen Haka, i cili u qëllua me armë zjarri një ditë më parë në hyrje të fshatit Nikël të Fushë-Krujës ka treguar detaje rreth ngjarjes.
Para oficerëve të policisë, ai ka treguar se është qëlluar me armë zjarri nga një distancë e vogël. Sipas tij autori ka qenë në një makinë shumë pranë tij.
“Sapo kam hyrë në rrugën e Niklës, aty kam ndaluar një moment, pasi më ka folur dhe jam përshëndetur me djalin e xhaxhait tim. Teksa kam qëndruar, nga makina që kisha nga pas dhe që e kisha vënë re disa herë përmes pasqyrës, është qëlluar me armë drejt meje në një distancë të vogël”, është shprehur Haka.
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, ku Haka u plagos në fytyrë (nofull) dhe ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende detaje nga ngjarja e rëndë. Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta