Osmani: Forca e Sigurisë së Kosovës e ka vendin në NATO
Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se Forca e Sigurisë së Kosovës e ka vendin në aleancën e NATO-s.
Deklaratën, Osmani e bëri këtë të enjte gjatë vizitës së saj në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ajo nënvizoi se Forca e Sigurisë së Kosovës po rrit kapacitetet e saj operacionale dhe ndërvepruese me NATO-n.
“Biseduam edhe për partneritetin tonë strategjik me shtetet aleate, në veçanti me SHBA. FSK çdo ditë po i rrit kapacitetet e veta operacionale dhe ato ndërvepruese me NATO-n në këtë organizatë, ku FSK e ka vendin dhe për ku po punojmë bashkërisht që sa më parë të kemi fillimisht anëtarësimin në Partneritetin për Paqe e pastaj në përputhje me planin e tranzicionit dhe me përkrahjen që do ta kemi nga miqtë tanë për anëtarësim në NATO”, tha Osmani.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset